Vrasja izraelitëve nga sulmi terrorist i Hamasit, Hovenier merr pjesë në ndezjen e qirinjve në Prishtinë

Aktuale

Vrasja izraelitëve nga sulmi terrorist i Hamasit, Hovenier merr pjesë në ndezjen e qirinjve në Prishtinë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:09
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier në ceremoninë e ndezjes që qirinjve në Prishtinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndezjes që qirinjve në Prishtinë për të nderuar të viktimave civile izraelite të vrara nga një sulm terrorist i Hamasit.

Kjo ngjarje është organizuar nga komuniteti hebre në Kosovë.

Sonte, iu bashkua komunitetit hebre kosovar në një vigjilje për jetët izraelite të humbura në sulmet e tmerrshme nga Hamasi. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, ka shkruar Hovenier në X.

Prej atij sulmi, në Gaza ka konflikt. Izraeli ka nisur sulmet për siç thonë ata luftimin e Hamasit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat