Kurti dhe Rama të ndarë, deputeti i VV-së komenton pamjet: Dihen mospajtimet që i kanë

Aktuale

Kurti dhe Rama të ndarë, deputeti i VV-së komenton pamjet: Dihen mospajtimet që i kanë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 23:57
Arber Rexhaj

Arber Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar pamjet ku shihet se kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama e kanë parë ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Çeki, në dy kate të ndara në tribunat e “Air Albania”, ndonëse ishin në të njëjtin stadium.

Rexhaj ka thënë se si qytetar i vendit, do të kishte pasur dëshirë që të dy t’i shihte të bashkuar, mirëpo, sipas tij, tashmë dihen mospajtimet që të kryeministrat i kanë mes vete.

“Edhe kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama kanë shkuar me kabinetet e tyre, njëri në kat më poshtë tjetri më lart. Dhe, në anën tjetër, janë publike dallimet politike mes Ramës dhe Kurtit”.

Deputeti i VV-së ka shtuar se me Ramën ka pasur mospajtime edhe nga opozita, jo vetëm nga partia në pushtet, sidomos për çështjen e Asociacionit

“Natyrisht ata do të mundeshin të bashkoheshin aty, dhe unë do të doja që t’i kisha bashkë që të dy mirëpo për shkak të qëndrimeve të Ramës të cilat nuk i ka kritikuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por pothuajse gjithë spektri opozitar në lidhje me Asociacionin, po ashtu edhe me këto temat e fundit “Veriu, tokë e askujt”, “Kosova është çliruar me bomba”, e të tjera gjana, të cilat mendoj që kanë bo një thyerje ku po shprehet edhe në tribuna”, tha Rexhaj.

“Kurti dhe Rama flasin mes vete, nuk është që komunikojnë. Du me theksu që kjo çështje këtu mund të jetë edhe rastësi mirëpo nuk mund ta mohoj faktin se këtu ka edhe mospajtime politike”, deklaroi Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat