​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke

Aktuale

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek. Osmani e njoftoi ambasadorin e ri me situatën e sigurisë në vend pas agresionit serb kundër Kosovës, më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në këtë takim, ata theksuan raportet shumë të mira në mes të dy shteteve si dhe thellimin e bashkëpunimit “me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët”.

“Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Mazánek, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh pas vendimit të Presidentit Çek , Petr Pavel për ngritjen e raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Gjithashtu, Osmani e falënderoi ambasadori ne ri për kontributin e dhënë nga Republika Çeke lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat