Mbrojtja e së miturës: Ministrja Hajdari ndërron deklaratat për aksidentin në “Arbëri”

Aktuale

Mbrojtja e së miturës: Ministrja Hajdari ndërron deklaratat për aksidentin në “Arbëri”

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 17:30
Rozeta Hajdari

Ka përfunduar seanca e gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me aksidentin që kishte goditur me veturë një vajzë të mitur në Prishtinë.

Pas më shumë se dy orë seancë të mbyllur për media dhe publik, as kësaj here ministrja Hajdari nuk u deklarua për media lidhur seancën, derisa avokati i saj, Alban Makolli tha se meqë seanca ka qenë e mbyllur nuk di të ketë deklarime.

Ndërkaq, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti tha se e pandehura ka ndërruar deklaratat, në fillim ajo kishte thënë se kishte parë dy fëmijë të dilnin nga marketi, ndërsa tani kishte thënë se nuk i ka parë. Sipas avokatit, ndryshim të deklaratës kishte edhe kur ministrja kishte thënë se moti kishte qenë me shi në ditën e aksidentit, më pas duke pohuar diçka tjetër.

Ai shtoi se ministrja kishe deklaruar në gjykatë se veprimin e shmangies së automjetit e ka bërë instiktivisht dhe jo qëllimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat