Reagon gruaja e Haradinajt: Nasimin nuk e kanë liruar, s’pritet drejtësi nga Gjykata që merret me thashetheme

Aktuale

Reagon gruaja e Haradinajt: Nasimin nuk e kanë liruar, s’pritet drejtësi nga Gjykata që merret me thashetheme

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:40
Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Kjo është konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Megjithatë, i njëjti fat nuk i priu edhe Nasim Haradinajt kërkesa e të cilit, sipas avokatëve, pritet të rishqyrtohet pas dy muajve.

“Unë këtë lajm e di prej dje, nga ana e avokatëve. Pra, është marrë vendim për lirimin e Hysni Gucatit. Për Nasimin jo. Për Nasimin kanë thënë se do të rishqyrtohet vendimi pas dy muajve”, ka thënë Klinaku.

Së fundmi ka reaguar Gjejlone Haradinaj bashkëshortja e nënkryetarit të OVL-UÇK-së.

Ajo, përmes statusit në Facebook, ka konfirmuar se nuk është liruar Haradinaj derisa shprehu edhe njëherë dyshimet rreth drejtësisë nga Gjykata Speciale.

“Sot e morëm lajmin nga Avokati se Nasimin se kanë lirue. S'pritet drejtësi nga Gjykata që merret me thashethemet e rrjeteve sociale. Sa i qetë dhe krenar ishe kur folëm në telefon. Asnjë padrejtësi nuk ia arriti më të mposhtë. Kjo më jep edhe mu forcë dhe durim. Je krenaria jonë“, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat