Countryman: Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk do ta largojë vëmendjen nga siuata mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Countryman: Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk do ta largojë vëmendjen nga siuata mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 22:57
Thomas Countryman

Serbia duhet të bëjë pjesën e saj të detyrave, ashtu si edhe Kosova ato të vetat. Ndërkohë, politikanët duhet të ulin retorikën kurse pjesëmarrësit në ngjarjen e Banjskës, nuk do të duhej të cilësoheshin heronj nga Serbia. Këto deklarime për RTK-në i dha Thomas Countryman, ish-diplomat i lartë amerikan.

Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman, deklaroi se është e nevojshme të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet në Banjskë. Kjo sipas tij, për shkak të qëndrimeve krejtësisht të ndryshme të Kosovës e Serbisë.

“Për mendimin tim një hetim i pavarur duhet të udhëhiqet nga EULEX-i, me bashkëpunimin e plotë të Beogradit dhe Prishtinës. Është e nevojshme që EULEX-i ta marrë në pyetje Radoiçiqin, dhe pastaj, pas hetimit, nëse është e nevojshme, të ngrejë aktakuzë. Gjithashtu, pjesëmarrësit e asaj ngjarjeje nuk duhej të quheshin menjëherë heronj. Kështu duhet të jetë në çdo shoqëri modern”, tha ai.

Dialogu nuk ka alternativë, deklaron  Countryman duke theksuar se problemi aktual është se të dyja palët nuk dëgjojnë njëra-tjetrën. Por, shton ai, është koha që të diskutohen çështjet reale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Komuniteti Ndërkombëtar ka qenë konsistent në theksimin e rrugës së negociatave dhe hapat që duhet ndjekur, duke rikujtuar qëllimin e anëtarësimit të  Serbisë dhe Kosovës, si dy shtetet moderne multietnike në BE”, tha ai.

Sipas Countryman, formimi i Asociacionit është një angazhim që Kosova e mori 10 vjet më parë, kur u arrit një marrëveshje.

“Nuk është e lehtë për Kosovën ta përmbushë atë premtim, por duhet te bëjë. Ka gjithashtu hapa që edhe Serbia duhet të ndërmarrë. Por kjo nuk mund të shihet gjithmonë si një transaksion, unë nuk do të bëj një lëvizje derisa ta bëni ju së pari. Të jesh lider do të thotë të punosh në interesin më të mirë të vendit tënd dhe nuk e shoh llojin e lidershipit që na nevojitet për të ecur përpara”, tha ai.

Sipas Countrymen, lufta në Ukrainë dhe së fundmi në Lindjen e Mesme nuk do të thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë do të injorohet. Ai thekson se nuk është në interesin as Serbisë dhe Kosovës që të krijojnë tensione shtesë dhe është në interesin e të dy  vendeve që politikanët të zbusin retorikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat