Arifi nga Washington vjen me videon, zbulon që nuk ekziston kompania e Faton Bislimit që ndihmon politikanët e Luginës – jep detaje

Aktuale

Arifi nga Washington vjen me videon, zbulon që nuk ekziston kompania e Faton Bislimit që ndihmon politikanët e Luginës – jep detaje

Nga: M.H. Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:19
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në Facebook ka ironizuar Faton Bislimin, ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky ironizim vjen pasi Bislimi ka shkruar për lobimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, përcjell “Bota sot”.

Arifi në një postim në Facebook shkruan se gjatë vizitës në SHBA nuk e gjetën as Bislimin, e as kompaninë e tij që merren me lobim.

Sipas tij, në adresen që ka dhënë Bislimi qëndron një këmbimore dhe jo organizatë që ndihmon shqiptarët.

Postimi i plotë

Nga vizita e fundit e frytshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe një nga organizatat në Washington, që viteve të fundit ndihmoi që "të lobohet" për shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mundëm pa e vizituar edhe kompaninë Washington International Affairs në Washington D.C., në pronësi të Faton Bislimit, që viteve të fundit po ndihmon politikanët e Luginës që "të lobohet" për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme, mbi 125,000.00 €, nga Fondi për Luginën të ndarë nga Qeveria e Kosovës përfunduan në xhirollogarinë e Faton Bislimit, e bëri edhe më të domosdoshme vizitën tek kompania.

Por, aty nuk gjetëm as pronarin, e as kompaninë. Në vend të kompanisë Washington International Affairs dhe Faton Bislimit, gjetëm zyre të fotokopjes dhe shërbimeve postare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat