Ministri turk i Mbrojtjes nesër vjen në Kosovë, pritet nga ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari

Aktuale

Ministri turk i Mbrojtjes nesër vjen në Kosovë, pritet nga ministri Maqedonci dhe komandanti Jashari

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:16
Yasar Guler

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër do të takohet me homologun e tij turk, Yasar Guler.

Takimi pritet të nis nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së.

Në njoftim është bërë e ditur se dy ministrat do të mbajnë takim tet-a-tete.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler). Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet  me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ministri turk do të pritet në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

“Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediat marrin vetëm pamje). Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat