Michel - Kosovës dhe Serbisë: Mos i leni ‘fantazmat’ e së kaluarës të ju vjedhin të ardhmen

Aktuale

Michel - Kosovës dhe Serbisë: Mos i leni ‘fantazmat’ e së kaluarës të ju vjedhin të ardhmen

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:46
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke aluduar në tensionet në veri të Kosovës pas agresionit të Serbisë më 24 shtator, deklaroi sot (e hënë) se konfliktet dypalëshe nuk duhet të mbajnë peng të ardhmen.

Në hapjen e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Michel tha se nuk duhet lënë “fantazmat” e së shkuarës të mbajnë peng të ardhmen e vendeve.

Ai tha se nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim.

Michel Kosovës dhe Serbisë: “Mos i lini fantazmat e së kaluarës të ju vjedhin të ardhmen”

Nuk mund të lëmë konflikte dypalëshe të na mbajnë peng, zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat, por duhet bërë, mos i lini fantazmat e së shkuarës të iu vjedhin të ardhmen. Në fakt tensionet e Kosovës e kanë sjellë këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka një të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek e ardhmja, kjo do të jetë fryma për këtë samit që do të zhvillohet në Bruksel”, tha ai.

Ai tha se pikërisht Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm në nxitje të bashkëpunimit efektiv dhe operativ mes partnerëve perëndimor dhe Bashkimit Evropian, derisa përsëriti se BE-ja duhet të përgatitet për të mirëpritur anëtarët e ri deri më 2030.

Michel: BE-ja të përgatitet për të mirëpritur anëtarët e ri deri më 2030

Ky Proces i Berlinit luan rol të rëndësishëm, për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ mes partnerëve tanë perëndimorë e Bashkimit Evropian, duke pasur integrimin në BE si dritën orientuese. Në fakt udhëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në Ballkanin Perëndimor megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon dhe për ne Bashkimin Evropian, por tashmë të gjithë e dinë se është koha për të arritur premisën tonë për të realizuar këtë premtim... BE duhet të përgatitet për të mirëpritur anëtarë të ri dhe duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat