Abazoviq: Në Samit u diskutua sulmi terrorist në Banjskë, nuk mundem me dhënë detaje

Aktuale

Abazoviq: Në Samit u diskutua sulmi terrorist në Banjskë, nuk mundem me dhënë detaje

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 19:47
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzoviq, ka thënë se sulmi terrorist i sponzorizuar nga Serbia në veri të Kosovës është diskutuar në takimin joformal të liderëve në Samitin e Procesit të Berlinit.

Ai para mediave, pasi u nënshkrua marrëveshja për njohjen e disa profesioneve të reja mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, tha se dënon secilin që bënë aktivitete kriminale në rajon.

Abazoviq: Është diskutua sulmi terrorist në Banjskë, por tash nuk mundem me tregu detajet

"Në takimin jo formal është diskutua ajo çështje(sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit), por tash nuk mundem me tregu detajet. Secili ka tregu qëndrimet e veta. Qëndrimi im për këtë është shumë i qartë. Secili që bënë aktivitete kriminale duhet të dënohet ashpër. Po ashtu bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë përgjegjësinë e vet për këtë gjë që ndodhi më veri, por edhe më Bosnjë dhe gjithë Ballkanin", tha ai.

Megjithatë nuk dha një përgjigje të qartë nëse Serbia duhet të sanksionohet nga BE-ja për këtë rast.

Abazoviq: Kjo është përmendur gjatë bisedës, kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel

"Kjo është përmendur gjatë bisedës. Problemi i shteteve të Ballkanit është se ne vetëm mundemi me përcjellë rregullat që i sjellin të tjerët. Kjo është pyetje për njerëzit në Bruksel", tha ai.

Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor duhet me qenë i kujdesshëm që politikat pro ruse mos të jenë të pranishmë në rajon.

Derisa nënvizoi se nuk mendon se Ballkani Perëndimor është në prag të ndonjë konflikti të ri.

Abazoviq: Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon

"Ne duhet me qenë të kujdesshëm. Nuk duhet që politikat pro ruse të bëhen dominuese në rajon. Duhet me bërë çmos që politikët pro evropiane të jenë domuniuese. Nuk mendoj se në prag të ndonjë konflikti në rajon" , tha ai.

Në anën tjetër, Abazoviq e vlerësoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e sotëm të Samitit të Berlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat