“Përplasen” Gashi dhe Tërmkolli: Kurrë s’ke mujtë me njekë një kriminel si Radojçiqi nga Kosova si tani

Aktuale

“Përplasen” Gashi dhe Tërmkolli: Kurrë s’ke mujtë me njekë një kriminel si Radojçiqi nga Kosova si tani

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 22:12
Gashi-Tërmkolli

Në T7, të hënën është diskutuar për samitin e Procesit të Berlinit, ngjarje që është folur edhe për Kosovën.

Rreth kësaj debat në mes aktivistit të shoqërisë civile, Shkëlzën Gashi dhe ish-deputetes, Melihate Tërmkolli.

Gashi ka deklaruar se që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova nuk ka pasur ushtrim më të madh të sovranitetit në veri.

Me këtë deklaratë nuk u pajtua Tërmkolli që e pyeti Gashin se për “çfarë pushteti e kishte fjalën”.

E Gashi ka deklaruar se është arritur që të ndiqet e t’i bastiset shtëpia një krimineli si Milan Radojçiq.

”Arsyaja pse janë vendosur është se Qeveria e Kosovës për këto dy vjet si asnjëherë prej 2008 kur është shpallur Kosova shtet sovran ka bërë përpjekje për me vendosë rend e  ligj në veri. Tash a ka mundur ta bëjë më mirë, po mundemi me diskutu, ata që janë ekspertë të sigurisë. Por unë mendoj që atje nuk ka pas kurrë më shumë rend, ligj e siguri”, ka thënë Gashi.

Por rreth këtij qëndrimi të Gashit, Tërmkolli e kishte një dilemë.

” Si u bë me hy gjithë armatimi brenda Kosovës më tërë atë armatim”, ka thënë Tërmkolli.

Pastaj erdhi përgjigja nga Shkëlzen Gashi duke e përmendur rastin e Milan Radojçiqit.

”Ti nuk ke mujt kurrë me pas pushtet në veri prej është shpallur pavarësia. Nuk ke mujt me ndjek një kriminel si Milan Radojçiqi e me largu jashtë territorit të Kosovës, nuk ke mujt me ia bastisë shtëpinë”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat