Hysni Gucati ka arritur në Kosovë, pritet nga familjarët

Aktuale

Hysni Gucati ka arritur në Kosovë, pritet nga familjarët

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 10:39 Përditësuar në ora: 13:54 më 17.10.2023
Hysni Gucati

​Gucati arrin në shtëpi, pritet nga familjarët

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur në shtëpinë e tij. Pas lirimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ai u prit nga familjarë, të afërm dhe pjesëtarë të organizatës.

Për lirimin e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati., ka njoftuar edhe Gjykata Speciale.

Në njoftim thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

“Më 12 tetor 2023, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Gucati”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Specialja e konfirmon lirimin me kusht të Hysni Gucatit

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor me kushtet e përcaktuara në vendim.

Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.

Vendimi i plotë:

Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me Gucati.

Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Gucati u dënua janë padyshim të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij.

Vlen të theksohet, se Kryetarja konstatoi se z. Gucatit pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës.

Kryetarja theksoi shprehjet e pendesës së z. Gucati, në veçanti, veçanërisht faljen, gjatë seancës gojore, që ai shprehimisht u kërkoi të gjithë atyre që mund të ishin ndier të kërcënuar nga veprimet e ti.

Gjithashtu Kryetarja, vuri në dukje zotimin e vendosur të z. Gucati se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij. Kryetarja theksoi se në qoftë se z. Gucati nuk përmbush cilindo prej kushteve të përcaktuara në vendim, atëherë vendimi do të anulohet.

Vendimi i Kryetares, i cili është vendimi i parë në lidhje me ulje, modifikim ose ndryshim të vendimit, mund të lexohet këtu në faqen e DHSK-së në internet.

Procedura për ulje, modifikim ose ndryshim të vendimit sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit është procedurë individuale.

Kur personi I dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo plotëson kriterin për shqyrtim për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimit, por nuk ka të drejtë që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet.

----

Sipas burimeve tashmë Hysni Gucati ka arritur në Kosovë.

Ardhja e tij ishte paralajmëruar për nesër dhe për këtë dega e OVL-UÇK në Skenderaj ka organizuar pritje në sheshin e qytetit për të nderuar ish ushtarin e Lirisë, Hysni Gucati, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.

Raportohet se gjatë së mërkurës do të ketë homazhe e nderime në Prekaz si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Gazeta “Bota sot” ka pyetur ditë më parë institucionin e Dhomave të Specializuara në lidhje me lirimin apo jo të Gucatit, por ata nuk kanë pohuar e as mohuar lirimin e z. Gucati.

“Nëse dhe kur të nxirret një vendim publik për këtë çështje, ai do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të DHSK-së”, thuhet në përgjigjen e DHSK-së për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat