Skaner diplomatik pas samitit/ Profesor Shaban Murati ka disa fjalë për Samitin e Berlinit në Tiranë, përmend Vuçiqin, Ramën, Macronin, Kinën e Rusinë!

Aktuale

Skaner diplomatik pas samitit/ Profesor Shaban Murati ka disa fjalë për Samitin e Berlinit në Tiranë, përmend Vuçiqin, Ramën, Macronin, Kinën e Rusinë!

Nga: M.L. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 12:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Profesori dhe ish-diplomati shqiptar, Shaban Murati nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook e ka komentuar Samitin e djeshëm të Procesit të Berlinit që u mbajt dje në Tiranë.

Ai është ndalur tek pritja që kryeministri Rama ia bëri presidentit të Francës Emanuel Macron.

Sipas profesor Muratit, në Tiranë nuk e bëjnë aspak pyetjen diplomatike pse Macron neglizhoi samitin e Procesit të Berlinit në drekë dhe vjen po atë ditë mbas-dreke për vizitë në Tiranë.

Nga ana tjetër, ai theksoi se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, midis BE nga njëra anë dhe Rusisë e Kinës nga ana tjetër, zgjodhi të shkojë në Pekin, ku është edhe Putini, sepse Rusia dhe Kina janë aleatë strategjikë për të, jo BE.

“BE bën sikur nuk e sheh dhe sikur nuk e ndjen shuplakën serbe ndaj saj, siç bëri edhe për sulmin ushtarak terrorist serb të 24 shtatorit kundër Kosovës”, shprehet profesori.

Postimi i plotë:

Skaner diplomatik pas samitit

Një pyetje një milion dollarëshe po qarkullon në qarqet diplomatike në Tiranë: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e priti në Tiranë presidentin e Francës Emanuel Makron si shtetas i Shqipërisë apo si shtetas i Francës?

-Presidenti i Serbisë Vuçiç më 16 tetor i bëri një top të madh BE dhe Ramës. Midis BE nga njëra anë dhe Rusisë e Kinës nga ana tjetër, Vuçiç zgjodhi të shkojë në Pekin, ku është edhe Putini, sepse Rusia dhe Kina janë aleatë strategjikë për të, jo BE. BE bën sikur nuk e sheh dhe sikur nuk e ndjen shuplakën serbe ndaj saj, siç bëri edhe për sulmin ushtarak terrorist serb të 24 shtatorit kundër Kosovës. Vuçiç fle për natë në shtratin e Putinit, kurse Brukseli qetëson veten me iluzionin se me letra e ka grua Serbinë.

Kurse Tirana bën sikur nuk kupton asgjë, sepse rajai ia fal gjithmonë përçmimet e agait.

- Nuk dihet pse në Tiranë i dhanë rëndësi nxirjes teatrale në fytyrë të kryeministres serbe Bernabiç në samit. Me atë nxirje surrati ajo u përpoq t’i jepte rëndësi vetes të dukej tamam burrë, sepse fuqi nuk ka, sepse ajo është e katërta apo e pesta në hierarkinë e pushtetit në Beograd. Vlera e saj është vetëm se me Bernabiçin si përfaqësuese e LGBT, Serbia i quan të plotësuara standardet e BE për anëtarësim.

-Në Tiranë nuk e bëjnë aspak pyetjen diplomatike pse Mckron neglizhoi samitin e Procesit të Berlinit në drekë dhe vjen po atë ditë mbasdreke për vizitë në Tiranë. Nuk e bëjnë, sepse Tirana është e para që e tradhtoi “Procesin e Berlinit” kur iu bashkua projektit të Vuçiçit të “Ballkanit të Hapur”.

-Çudia diplomatike shqiptare është që presidenti i Francës Makron vjen zyrtarisht për vizitë shtetërore presidenciale në Shqipëri dhe darkën zyrtare dhe dekoratën zyrtare ia jep kryeministri dhe konferencën e përbashkët të shtypit e mban me kryeministrin e Shqipërisë. Të paktën të ndryshojnë përcaktimin dhe ta quajnë vizitë kryeministrore e presidentit të Francës në Tiranë.

(Ndoshta ju ndihmon për gjetjen e përgjigjes së pyetjes së fillimit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat