​Gucati arrin në shtëpi, pritet nga familjarët

Aktuale

​Gucati arrin në shtëpi, pritet nga familjarët

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 13:53
Hysni Gucati

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur në shtëpinë e tij. Pas lirimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ai u prit nga familjarë, të afërm dhe pjesëtarë të organizatës.

Për lirimin e ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati., ka njoftuar edhe Gjykata Speciale.

Në njoftim thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

Më 12 tetor 2023, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Gucati”, thuhet në njoftimin e Speciales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat