Shasha: Ja pse ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vete të pezulloj liberalizimin e vizave

Aktuale

Shasha: Ja pse ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vete të pezulloj liberalizimin e vizave

Nga: M.L. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:00
Demush Shasha

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha e ka komentuar deklaratën e sotme të presidentit të Francës, Emanuel Macron në lidhje me pezullimin e mundshëm të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shasha rikujtoi me këtë rast se Kosova i ka kryer obligimet te veta sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas tij, qëndrimi i ri i presidentit Macron është konfuz pasi ka zëri mundësi që Franca në mënyrë unilaterale të pezullojë liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë:

Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024.

Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme.

Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat