Profesori i bën pyetje “epike” Ramës pas deklaratës së Macronit: A e kalon dot kufirin me Kosovën në Morinë zoti Rama?

Aktuale

Profesori i bën pyetje “epike” Ramës pas deklaratës së Macronit: A e kalon dot kufirin me Kosovën në Morinë zoti Rama?

Nga: N.E Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:06
Macron dhe Rama

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka qëndruar në Tiranë me ç’rast ishte takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Nga Tirana Macron ka “kërcënuar” Kosovën me pezullim të vizave, duke deklaruar se Franca bëri një "gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën".

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave, mirëpo ka pasur kundër reagim duke thënë se ai me këtë vetëm ka kërcënuar Kosovën.

Ndaj deklaratës së Macron ka pasur shumë reagime, ndërsa profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi pas kësaj bën pyetje për kryeministrin Edi Rama.

Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur kryeministrin “A e kalon dot kufirin me Kosovën në Morinë”?

“Sot përfundimisht mund t’i bëhet një pyetje kryeministrit: A e kalon dot kufirin me Kosovën në Morinë zoti Rama?!”, ka shkruar Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat