Hysni Gucati lirohet nga Specialja, me lotë e emocione pritet në shtëpi

Aktuale

Hysni Gucati lirohet nga Specialja, me lotë e emocione pritet në shtëpi

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:21
Hysni Gucati në shtëpi pas lirimit

E hapë dritaren dhe përshëndet me dorë, si veprim të parë teksa largohet nga baza e Eulexit në Fushë Kosovë tashmë si i liruar nga Gjykata Speciale.

Hysni Gucatin të martën, pas arritjes së tij në Kosovë nga Haga, e presin familjarët, ku menjëherë marrin rrugën për në shtëpinë e tij.

Rrugës për në Morinë të Skenderajt, akoma pa arritur në shtëpi,  bashkëluftëtarët janë kujdesur që Gucati të ndihet i mirseardhur.

Por kur arrin në fshat, emocionet janë të papara.

Miqë, familjarë e shokë të luftës kanë dalur për ta përqafuar e uruar mirseardhje.

Emocional është sidomos takimi me nënën, që e pret me lotë e duartrokitje, njësoj si motrat e të tjerë fmailjarë.

Teksa cmallet me nënën, kjo e fundit përvec të birit, e ka brengën edhe diku tjetër.

Përvec flamujve në oborr, mikrpitja bëhet edhe brenda, sic e do tradita në odën e vetë kreut të OVL UCK-së.

Secilin mysafir e pret me fjalë të mira e krahëhapur, vec nga mediat kërkon të kursehet, pasi i njejti nuk lejohet akoma të deklarohet nga Dhomat e Specializuara.

Megjithatë ca fjalë i ka djali i tij, Musli Gucati.

“Normalisht  që e kemi pritur mirë dhe jemi gëzuar mirëpo të jem i sinqertë gëzimi ma i madh do ishte sikur më të ishte Nasim Haradinaj dhe gjithë të tjerë edhe çlirimtarë që po mbahen padrejtësisht. Këto momente kemi emocione të përziera për shkak se na mungojnë edhe burrat e tjerë që sot më së shumti i nevojiten Kosovës”, ka thënë Gucati.

Këtu i pranishëm ishte edhe Emin Lati, kryetar i OVL-UÇK-së në Skenderaj, e i cili tha se lirimin e Hysni Gucatit nga Gjykatë Speciale, e kanë pritur shumë gjatë, por pa të tjerët, thotë se është I mangët.

“Këta me humor kanë shkuar atje dhe me humor u kthye këtu, po shpresoj që edhe ata të tjerët që dalin shpejt edhe kanë me dal faqe bardhë. Për organizim për nesër e kemi pasur plan me dal me prit në aeroport edhe në Skenderaj ta bëjmë një tubim por tash ti shohim rrethanat si i ka aty, a ka far pengesa nga gjykata. Duhet me shikuar tash”, ka thënë Lati.

Në komunikatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se edhe pse veprat penale për të cilat ai u dënua janë të rënda, vendimi për modifikim të dënimit është marrë nga “ndryshimet në sjelljen dhe veprimet e Gucatit gjatë kohës së paraburgimit”. Kryetarja e Speciales ka deklaruar se nëse Gucati nuk i përmbushë kushtet e vendimit, I njejti mund të ndryshojë.

Ndër kushtet për lirimin e tij, përfshihet se Gucati ka pohuar se ai nuk ka synim aktual të rifillojë ndonjë rol në kuadër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ai nuk ka ndërmend të kërkojë vëmendjen e mediave në lidhje me kundërshtimin e Dhomës së Specializuar ose kohën e tij në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat