Vuçiq në sulm për ta bindur Keninë të mos e njohë Kosovën, vjen reagimi i bashkëpunëtorit të Pacollit

Aktuale

Vuçiq në sulm për ta bindur Keninë të mos e njohë Kosovën, vjen reagimi i bashkëpunëtorit të Pacollit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:44
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj ne Kenia

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar pas tentativës së presidentit serb Aleksander Vuçiq për ta bindur presidentin e Kenisë William Ruto, që Kenia të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Zyberaj ka ironizuar me Vuçiqin duke ia kujtuar që nuk është zëdhënës i Kenisë, sepse shprehet se këtë detyrë në Keni e kryen “një person fantastik”.

“Republika e Kenyas është shtet i fuqishëm dhe dinjitoz, me ndikim të madh në arenën ndërkombëtare. Aleksandër Vuçiç nuk është absolutisht askushi që të flas në emër të Kenyas dhe të asnjë shteti tjetër.  Presidenti Ruto me sa e di unë nuk e ka emëryar Vuçiçin zëdhënës sepse në atë detyre e ka një person fantastik”, shkruan Zyberaj.

Media raportoi se Vuçiq ka treguar nga Kina se ka pasur një bisedë me presidentin e Kenias dhe se i ka shprehur atij pritjet e Serbisë që shteti kenian të mos e njohë Kosovën.

Vuçiq ka thënë se ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka një ndikim shumë të madh në përpjekjen për të marrë njohjen nga Kenia.

“Kjo është për shkak të ndikimit të madh të z. Pacolli dhe qëllimit të tyre për të shpallur se Kenia do të njohë Kosovën e pavarur. Dhe besoj se kjo nuk do të ndodhë,” ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat