Analisti nga Shqipëria thotë që Kosovën nuk e penalizon askush me pezullim të vizave

Aktuale

Analisti nga Shqipëria thotë që Kosovën nuk e penalizon askush me pezullim të vizave

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 00:15
Ben Andoni

“Në momentin që gjendemi, Kosovën nuk e penalizon askush me pezullim të vizave”, deklaroi analisti nga Shqipëria, Ben Andoni.

Prandaj, Andon e quajti të nxituar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, sa i përket kërcënimit për vizat e Kosovës, teksa shtoi që ardhja e tij kishte një shkas.

“Deklarata e Macron ka qenë pak e nxituar, e kjo në sensin e momentit që po jetojmë. Më duket që është fryrë shumë i tërë procesi, sidomos nga palët kundërshtare në Tiranë. Ne momentin ku jemi, Kosovën nuk e penalizon askush me pezullimin e vizave, sepse është një proces që Kosova e ka merituar, përveç kësaj, ka bërë disa sakrifica. Më vjen keq që kjo në Tiranë shikohet në mënyrë sipërfaqësore. Ardhja e Macron ka qenë një cak. Është shqetësuese mos dakordanca e pikave kryesore të Bashkimit Evropian, përfshirë këtu Komisionin Evropian, Këshillin Evropian dhe Komisionerin e Zgjerimit”, vlerësoi Andoni.

Po ashtu, analisti nga Shqipëria, pretendoi që Kosova do ketë vështirësi të vazhdueshme, për aq kohë sa ka qëndrime të kundërta nga pikat kryesore të Bashkimit Evropian.

“Pak ditë më herët, sa i përket problemit të Gazës, qëndrimet e tyre të kundërta, na kanë bërë të mendojmë që edhe për Kosovën do të ketë jashtëzakonisht vështirësi, derisa këta e mbyllin mandatin e tyre”, shtoi tutje Andoni.

Më tej, ky i fundit tha se Shqipëria në një farë mënyre po përfiton nga mos konfliktet me fqinjët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat