Bajqinovci mesazh LDK-së pas “sulmeve” të menjëhershme ndaj Kurtit rreth vizave!

Aktuale

Bajqinovci mesazh LDK-së pas “sulmeve” të menjëhershme ndaj Kurtit rreth vizave!

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:25
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në facebook i ka reaguar LDK-së.

Ai u shpreh se ende pa u konfirmuar “pezullimi” i liberalizimit të vizave foli me deklarata kundër Kurtit, përcjell “Bota sot”.

Sipas deputetit liberalizimi i vizave erdhi si rezultatit i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Postimi i plotë

LDK-ja pa e konfirmuar mirë lajmin për "pezullimin” e liberalizimit të vizave për Kosovën, del me deklarata e kritika kundër kryeministrit Kurti. "Na humbi liberalizimin e vizave" dolën e thanë. Ta merr mendja që LDK është arsyeja që ndodhi liberalizimi. Liberalizimi është rezultat i punës, jo llafeve.

Rezultatit i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Opozita kosovare, nuk duhet të ushqejë diskurs të gabuar që shkon në drejtimin e promovimit të idesë se liberalizimi i vizave është më i rëndësishëm se sovraniteti i vendit, si në të kaluarën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat