Avokati Zekaj: Presidentja Osmani ka luajtur rol kushtetues në rastin e mosdekretimit të Isufajt

Aktuale

Avokati Zekaj: Presidentja Osmani ka luajtur rol kushtetues në rastin e mosdekretimit të Isufajt

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:04
Yll Zekaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufajn me arsyetimin se procesi i përzgjedhjes së tij ka pasur një mori parregullsish.

Vendimin e saj e ka arsyetuar avokati Yll Zekaj, i cili ka thënë se mosdekretimi i Isufajt ka qenë i pritur.

Sipas tij me këtë veprim Presidentja Osmani e ka luajtur ashtu sic duhet rolin e saj kushtetues.

“Vendimi ka qenë I pritur për ata që e kanë përcjellë procesin. Që një vit e gjysmë, kur është propozuar nga KPK për dekretim. Ka qenë i pritur për shkak të procesit të zhvilluar deri në propozimin e tij. Presidentja e ka luajtur një rol kushtetues të cilën e ka përcaktuar kushtetuta në garantimin e funksionimit demokratik… Pikërisht Këshilli Prokurorial është një nga institucionet që duhet të garantoj që propozimet e tyre të jenë në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Zekaj tha se në procesin e përzgjedhjes së Isufajt ka pasur parregullsi derisa ka bërë thirrje që procesi duhet të përsëritet.

“Nuk i mbetet Këshillit Prokuoriral, medoemos në bazë të ligjit duhet ta filloj procesin e ri, për të shkuar me propozim të ri. Asgjë nuk duhet ta ndaloj z. Isufaj që të konkurroj por i mbetet Këshillit Prokurorial të mos veprojë si herën e parë të siguroj një transparencë të plotë, të zgjedhet ai që e meriton si kryeprokuror i shtetit”, ka thënë ai.

Ai i komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se Isufaj nuk duhet të bëhej kryeprokuror. Sipas Zekajt këto deklarata janë intereferim në sistemin gjyqësor dhe si të tilla e kanë dëmtuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit.

“Çdo deklaratë e kryeministrit është interferim në sistemin gjyqësor dhe nuk mund ta mohoj askush, ka pasur lëndim të procesit. Ajo që i ka paraprirë procesit ka qenë dështimet e këshillit prokurorial ta garantoj një proces transparent”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat