Avdyli-PDK-së: Nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, s’ishin kaq të vendosur për Specialen dhe Asociacionin

Aktuale

Avdyli-PDK-së: Nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, s’ishin kaq të vendosur për Specialen dhe Asociacionin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:39
Haxhi Avdyli

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook të mërkurën ka thënë se deputetët e PDK-së kanë votuar Gjykatën Speciale si dhe marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë, Avdyli thotë se dëmi që ia kanë shkaktuar Kosovës është më i kushtueshëm sesa miliarda euro.

”Po të ishin kaq të vendosur këta deputetët e PDK – së për të mos votuar Gjykatën speciale, e po aq të vendosur që mos ta miratonin  marrëveshjen për Asociacionin Serb, ndoshta edhe ua kishim fal kokëfortësinë për mosvotimin e 350 milionëve nga marrëveshjet ndërkombëtare”.

”Në dy rastet votimet i kanë të dëmshme për qytetarët, por dëmin që i kanë bërë funksionalitetit të shtetit tonë me votimet e marrëveshjeve me Serbinë janë më të kushtueshme edhe se miliarda euro. Mos qofsha në lëkurën e tyre”, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat