“Tashmë e kemi të qartë kush e hartoi Komunikatën nr. 59”, Familja Imeri del me emra: “A është kjo vrasje mizore me porosi”?

Aktuale

“Tashmë e kemi të qartë kush e hartoi Komunikatën nr. 59”, Familja Imeri del me emra: “A është kjo vrasje mizore me porosi”?

Nga: N. Sh. Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:32
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në Facebook, kanë kujtuar Besim Dajakun dhe Bekim Kastartin në 22 vjetorin e vrasjes së tyre.

Në këtë atentat, mbeti i plagosur rëndë edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci.

Familja Imeri, pyet se a ishte kjo vrasje mizore me porosi dhe produkt i Komunikatës nr. 59?

Sipas tij, këtë duhet ta konstatojë Gjykata Speciale, duke shtuar se, tashmë është e qartë se kush e hartoi dhe lëshoi këtë komunikatë.

E këtë komunikatë, familja Imeri thotë se sipas Rexhep Selimit, e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot bëhen 22 vite kur në një pusi dhe në pabesi qëllohen tre luftëtarët e lirisë dy vriten dhe një plagosët...

- vritet Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati, ndërsa plagoset rëndë Gani Geci...

- a është kjo vrasje mizore porosi, produkt i Komunikatës 59, këtë duhet ta konstatojë Gjykata Speciale...

-tashmë e kemi të qartë se kush e ka hartuar Komunikatën 59 dhe e ka lëshuar...

- sipas Rexhep Selimit: ‘është Hashim Thaçi që e ka hartuar dhe lëshuar Komunikatën 59’

 -lavdi jetës dhe veprës së këtyre luftëtarëve, heronjë të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat