Bislimi: Rezoluta e PE-së e dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për masa kufizuese

Aktuale

Bislimi: Rezoluta e PE-së e dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për masa kufizuese

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:26
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.

Bislimi përmes një postimi në platforën X, ka thënë se kjo rezolutë mes tjerash bën thirrje për masa kufizuese ndaj Serbisë.

“Mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian, e cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Parlamenti Evropian gjithashtu vendos theksin mbi njohjen reciproke si një parim i dialogut e poashtu kërkon një qasje të balancuar në procesin e dialogut.”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje. Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës.

Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat