Murati raporton në Komisionin për Buxhet lidhur me kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Aktuale

Murati raporton në Komisionin për Buxhet lidhur me kompensimin e dëmeve nga vërshimet

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 09:01
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, do të raportojë të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ministri Murati do të raportojë lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Ky komision pritet të fillojë në orën 11:00.

Pikat e tjera në rend dite:

Raportimi i Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullsisë; (Të ftuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës);

Shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për konsultim me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Taransfere, lidhur me Draft- Vendimin për ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.16/20 të datës 24.03.2015 i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin nr.04/21 të datës 01.04.2015.

 Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/02.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat