Dejan Pantiq lirohet nga arresti shtëpiak: U paguan 30 mijë euro dorëzani

Aktuale

Dejan Pantiq lirohet nga arresti shtëpiak: U paguan 30 mijë euro dorëzani

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 10:35
Dejan Pantiq

Ish-zyrtari policor serb Dejan Pantiq, i dyshuari kryesor për sulmin me mjete shpërthyese në zyret e KQZ – së, është liruar nga arresti shtëpiak.

Kjo pas deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro.

Kjo është konfirmuar për Lajmi.net nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

‘’Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së.Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro.

Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka  aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro’’, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Lajmi.net

Pantiq pas arrestimit të tij fillimisht ka qëndruar në paraburgim nga 12 dhjetori i vitit 2022, ndërsa më 28 dhjetor të po atij viti kjo masë i ishte zëvendësuar me arrestin shtëpiak.

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 10 dhjetor të vitit 2022 për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat