Bislimi takoi Boone: Integrimi Evropian duhet të bazohet në meritokraci

Aktuale

Bislimi takoi Boone: Integrimi Evropian duhet të bazohet në meritokraci

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:20
Foto nga vendngjarja

“Republika e Kosovës mirëpret planin e ri të BE-së për zgjerim dhe mbetet e përkushtuar maksimalisht për hapa të rëndësishme përpara në këtë proces”.

Kështu ka deklaruar në Paris, zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi gjatë një takimi me sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Procesi i integrimit evropian, sipas Bislimit, duhet të jetë i bazuar në meritokraci e shpërndarje të barabartë për të gjitha shtetet.

“Kosova është tashmë në vitin e 7-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe gjendet e përgatitur institucionalisht për marrjen e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Bislimi.

Në zhvillim ekonomik, Kosova sipas tij, ka dëshmuar se përtej barrierave me të cilat është përballur, ka arritur rritje ekonomike e të performojë pozitivisht në rankime e matje ndërkombëtare.

Sa i përket procesit të dialogut, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive. Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces.

“Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike. Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat