​AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Agim Ademi në Shtime

Aktuale

​AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Agim Ademi në Shtime

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Gazetari i Grupit Koha, Agim Ademi e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka marrë një kërcënim nga një person, S.B në Shtime.

Sipas Ademit, ngjarja ka ndodhur në Godanc derisa po përurohej fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, dhe se ky person i ka thënë se “nuk guxon më asnjëherë të shkruash asgjë për kryetarin dhe ekzekutivin në Shtime dhe për njerëzit që funksionojnë rreth tij”.

AGK-ja e dënon këtë kërcënim ndaj gazetarit Ademi dhe e konsideron si të papranueshëm, dhe pengesë për kryerjen e punës së tij profesionale.

Kjo nuk është hera e parë që Ademi merr kërcënime të ngjashme. Ai e ka njoftuar policinë në Shtime për kërcënimin, dhe i bëjmë thirrje organeve të rendit që ta ndjekin seriozisht rastin, kurse kryetarit të Shtimes që të distancohet publikisht, thuhet në një deklaratë për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat