Shtëpia luksoze e biznesmenit Isni Jemini që dyshohet se u shantazhua nga ish-missi Zana Berisha

Aktuale

Shtëpia luksoze e biznesmenit Isni Jemini që dyshohet se u shantazhua nga ish-missi Zana Berisha

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 19:39
Shtëpia luksoze e biznesmenit Isni Jemini

Dje u raportua ekskluzivisht për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, biznesmenit Isni Jemini, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze.

Ndryshe, hetimet ndaj Berishës për shantazh ndaj ish të dashurit kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Ndërsa në Kosovë ai ka një shtëpi luksoze në Prizren dhe një banesë. Banesa e tij ka 400 metra katrorë dhe ka tri dhoma gjumi.

Po ashtu edhe enterierit i është kushtuar rendësi e veçantë.

Media mëson se Prokuroria Themelore në Prizren, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës, në drejtim të veprës penale “Shantazhi”. Brenda afatit ligjor, seanca dëgjimore për këtë rast është mbajtur më 10 tetor, me ç’rast gjyqtari i procedurës parapake, ka marrë vendimin.

Ndaj Berishës është caktuar masa e arrestit shtëpiak, lajm ky që është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Gjykata Themelore në Prizren.

Kjo masë mund të zgjasë deri më 8 nëntor dhe nëse e pandehura  e shkel, ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me datë 10.10.2023, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe ndaj të pandehurës Z.B., ka caktuar masën e ARRESTIT SHTËPIAK; në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri me datë 08.11.2023, për shkak të dyshimit zë bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale, Shantazhi nga neni 329, par. 2 lidhur me par. 1 të KP-së.

Nëse e pandehura  e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit.

Këtë masë do ta mbikëqyrë Stacioni Policor në Prishtinë, e cila edhe pa kërkesë së Gjykatës në çdo kohë mund ta verifikojë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak.

Me rastin e caktimit  të arrestit shtëpiak, Gjyqtari i procedurës ka gjetur se ekziston dyshimi bazuar se e pandehura ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo vërtetohet nga provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës hetimore.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që e pandehura Z.B., ka qenë e paarritshme kur është kërkuar nga Policia, andaj me qëllim të sigurimit të saj në procedurën hetimore, është caktuar kjo masë.

Gjithashtu, me rastin e caktimit të masës së arrestit shtëpiak, Gjykata ka marrë parasysh fazën fillestare të hetimeve, dhe me qëllim të sigurimit të provave, mos ndikimit në dëshmitarë, dhe parandalimit të përsëritjes së veprës penale, ndaj të pandehurës Z.B., është caktuar kjo masë.“, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat