Instruktori Gjonaj: Shërbimi inteligjent i Izraelit nuk dështoi, ishte mungesë informacioni

Aktuale

Instruktori Gjonaj: Shërbimi inteligjent i Izraelit nuk dështoi, ishte mungesë informacioni

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 20:15
Ilustrim

Për shtatë vite u trajnua në sistemin izraelit për ushtri dhe polici në “Commando Krav Maga” atje ku dhe fitoi nivelin e 8, njëri prej niveleve më të larta për siguri, si instruktor, titull ky të cilin e kanë vetëm 10 persona në tërë botën. Megjithatë, shqiptari për të cilin po bëhet fjalë, Uliks Gjonaj nuk po beson që shteti ku mori njërin prej sukseseve më të mëdha, Izraeli, dështoi  në mbrojtjen nga sulmi i Hamasit.

Ai tha se Izraeli posedon një shërbim tejet të fuqishëm, me ç’rast nuk mund të kishte dështuar në një mbrojtje të tillë, por që mungesa e disa informacioneve, sipas tij, solli këtë që po ndodh momentalisht.

“Shërbimi inteligjent disa thonë që ka dështuar, nuk ka dështuar, ndoshta është ndonjë mungesë e informacioneve që ka ardhur deri te ajo. Shërbimet inteligjente gjithmonë veprojnë si për të mirë, si për të keq, mirëpo shërbimi inteligjent i Izraelit është një shërbim shumë i fuqishëm”.

“Prapë nuk mund të them që ka qenë i dështuar, por ka qenë ndoshta mungesë informacionesh që ka ardhë deri te ajo”, u shpreh Gjonaj në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.

Që nga fillimi i sulmeve, të cilat nisën nga Hamasi, reputacioni i Izraelit për një fuqi të madhe sa i përket shërbimeve inteligjente është vënë në dyshim.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit e Izraeli po i vazhdojnë betejat e tyre, të cilat lanë të vdekur qindra civilë në pak ditë luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat