Lladrovci në vizitë tek Hysni Gucati: Je krenaria e kombit

Aktuale

Lladrovci në vizitë tek Hysni Gucati: Je krenaria e kombit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:37
Foto nga vizita

Kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci ka bërë të ditur se ka takuar Hysni Gucain pas lirimit të tij nga Gjykata Speciale. Lladrovi e quajti Gucatin “krenari e kombit”.

Lladrovci tha se Gucatit i dëshiroi mirëseardhje derisa përmendi edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn të kthehen “sa më shpejtë fitimtarë”.

Postimi i plotë:

Në Morinë, me shokë e bashkëpunëtorë, e vizituam Hysin, për t’i thënë se solidariteti ynë, ka qenë dhe mbetet maksimal me të dhe shokët tanë që ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Hysit i dëshirova mirëseardhje, me dëshirat më të mira që gjithmonë të ketë gëzime për të dhe shokët tanë të cilët i presim sa më shpejtë fitimtarë, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën, Nasimin, Calin, Pjetrin…

Vlera sublime e kombit tonë, UÇK-ja, do të mbetet misioni më fisnik dhe më i çmuar që nga koha e Skënderbeut e këndej për liri e dinjitet nacional, andaj nuk na befasojnë sfidat që i sjellin keqbërësit dhe do të dalim sërish fitimtarë. Çështja jonë e drejtë, liria e Kosovës na siguron këtë fitore, sot e gjithmonë.

Vuajtjet që i solli Haga, preku krejt kombin, mua në veçanti, duke u përpjekur të më bëjnë dëme, në vendin ku dhemb më së shumti, por dështuan. Ashtu siç iu hoqën retë e zeza Kosovës dhe shokëve tanë, mu hoqën edhe mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat