Ambasadori gjerman: Takimi Kurti-ShBA-BE nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

Aktuale

Ambasadori gjerman: Takimi Kurti-ShBA-BE nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 16:24
Pamje nga konferenca për media

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me pesëshen diplomatike nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme.

Kështu ka shkruar ai në platformën X.

“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçak i shoqëruar edhe nga i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit francez Emannuel Macron, të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni zhvilloi një takim më shumë se dy orësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve për të ripërtërirë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjes që çon drejt kësaj rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat