Ministrja Hajdari dënohet me 200 euro gjobë për aksidentin ndaj një fëmije

Aktuale

Ministrja Hajdari dënohet me 200 euro gjobë për aksidentin ndaj një fëmije

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:47
Rozeta Hajdari

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit për rastin e aksidentit ku goditi një fëmijë në “Arbëri” të Prishinës në vitin 2022.

Sipas Themelores, dënimi është vendosur në bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje, që ministres Hajdari t'i shqiptohet dënim në shumën prej 200 eurosh.

E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind 900 euro për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko - ligjore të paguajë shumën prej 50 euro. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Gjykata Themelore ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës Hajdari, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat