Avokati Shefqeti kërkon që ministres Hajdari t’i merret patent-shoferi

Aktuale

Avokati Shefqeti kërkon që ministres Hajdari t’i merret patent-shoferi

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:54
Rozeta Hajdari

Avokati Florim Shefqeti, në cilësinë e mbrojtjes së të miturës që është goditur me veturë nga ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, tha se nuk pajtohet me vendimin e gjykatës për gjobë prej 200 eurove.

Shefqeti për teve1.info tha se ministrja Hajdari i ka ndryshuar deklaratat e saj lidhur me aksidentin nga deklarimi i dhënë për gjykatën në deklarimin e dhënë për avokatin, gjë që sipas tij ka bërë që të mos jetë i kënaqur me një vendim të tillë.

“Nuk jam pajtuar me deklarimin e ministres sa i përket vërejtjes së fëmijëve dhe reagimin e saj për të frenuar, pasi në një distancë prej 1 kilometër, ministrja ka frenuar vetëm 1 kilometër në orë. Kjo më ka bërë të kërkoj rivlerëismin e aftësisë për të ngasur automjetin dhe për këtë kam kërkuar tërheqjen e patent-shoferit. Po ashtu ministrja ka dhënë deklaratë tjetër në gjykatë dhe deklaratë tjetër më ka dhënë mua, gjë që ka bërë që mos ta pranoj vendimin e gjykatës. Natyrisht se do të bëjë ankesë lidhur me këtë vendim”, ka deklaruar ndër të tjera avokati i familjes së të miturës, Florim Shefqeti.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 200 euro gjobë të martën ministren Rozeta Hajdari lidhur me aksidentin në komunikacion ku e goditi me veturë një të mitur.

Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehurës R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në vendim.

Përpos kësaj, Hajdari obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50€.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat