“Shqiptaria po luftohet në xhami” – Jashari tregon pse nisi lëvizja për braktisjen e fesë

Aktuale

“Shqiptaria po luftohet në xhami” – Jashari tregon pse nisi lëvizja për braktisjen e fesë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:02
Pajazit Jashari

Pajazit Jashari, një nga themeluesit e lëvizjes për “braktisjen vullnetare të fesë islame”, ka thënë në Pressing të T7, se qëllimi i këtij organizimi është të tregojnë çfarë është Islam radikal.

Sipas tij, “gjithçka shqiptare nëpër xhami po mohohet”.

Madje, ai ka thënë se po mohet edhe flamuri dhe gjuha shqipe.

Përpos kësaj, Jashari thotë se “po lëshohet volumi i lartë nëpër xhamia”.

“Gjtihçka çfarë është shqiptare po luftohet në xhami, është një pjesë e Mulla Idriz Gjilaneve patriotave hoxhallarë që neve na kanë tregu që jemi vonë, reagoni. Mohohet flamuri, mohohet gjuha, mohohet Skënderbeu, mohohet Nëna Terezë, mohohet Pjetër Bogdani, madhërohen sulltanët pushtues. Këto janë të patolerueshme”, ka thënë ai.

Më tutje, Jashari ka thënë se “nuk e dinë pse hoxhallarët po reagojnë kaq ashpër”, duke thënë se “jetojmë në demokraci”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat