Avdyli: Miqtë ndërkombëtarë e kanë kuptuar kush është Serbia

Aktuale

Avdyli: Miqtë ndërkombëtarë e kanë kuptuar kush është Serbia

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:44
Haxhi Avdyli

Bashkimi Evropian ka ftuar në Bruksel kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.  

Për këtë temë dhe për zhvillimet politike në Kosovë, ka folur deputeti i GUXO-së, Haxhi Avdyli.

Deputeti i GUXO-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se duhet të ndryshohet formati i dialogut. Sipas tij, Serbia në kohën e dialogimit ka bërë agresion ndaj Kosovës dhe kjo duhet marrë parasysh në dialog.

“Serbia ka bërë agresion ndaj Kosovës dhe me këtë ajo ka shpërfaqë fytyrën e saj. Ka shpërfaqë politiken e Millosheviqit’, ka thënë Avdyli në ‘Lajmet e fundit” në RTK, duke shtuar se miqtë ndërkombëtar e kanë kuptuar kush është Serbia.

Duke folur për veriun, ai ka thënë se policia e vendit është ne çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur sovranitetin dhe duke luftuar kontrabandën në atë pjesë.

Duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit, Avdyli ka se Serbia nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë dhe duhet t’i dorëzoj terroristët që sulmuan më 24 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat