Ish-zv. ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti dhe Vuçiq s’mund t’i shmangen planit franko-gjerman

Aktuale

Ish-zv. ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti dhe Vuçiq s’mund t’i shmangen planit franko-gjerman

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 18:35
Anton Berisha

Bashkimi Evropian ka ftuar në një takim në Bruksel më 26 tetor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ish-zv.ministri i Jashtëm, Anton Berisha, analizoi këtë zhvillim të ri, i cili vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ngjarje kjo që acaroi edhe më tej marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Ai tha se Kurti përmes politikës populiste e ka sjellë punën që draftin për asociacionin t’ia sjellin të huajt dhe ta vënë përballë faktit të kryer “merre ose lëre”.

“Politikanët kryesorë, presidentja dhe kryeministri Kurti kanë rrëshqitur dhe tashmë në këtë rrëshqitje do shohim si do të shkojë situata, sepse në vend që Asociacioni të trajtohet prej nesh, Kurti e ka sjellë punën aty që përmes politikes populiste dhe pseudo-patriotike të refuzimit, të vijë në gjendjen në të cilën draftin ia shkruajnë të tjerët me variantet “merre ose lëre” dhe kjo do të ndodhë”, tha ai.

Ai tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë mundësi t’i shmangen planit franko-gjerman.

“Kushtëzimet e Kurtit s’i ka marrë askush parasysh. Ai ka harruar të gjitha ato kushte dhe ka shkuar në dialog pa plotësimin e asnjë kushti dhe nuk ia dëgjon kush kushtet e Kurtit. Propozimi franko-gjerman nuk ka asnjë mundësi që të mos zbatohet, sepse ai është propozim i dy shteteve të BE dhe nuk ka asnjë mundësi që Franca dhe Gjermania, që autoritetin e tyre, mes tjerash, ta lënë në duar dhe në tekat e një kryeministri jo serioz dhe të papërgjegjshëm siç është Kurti ose një presidenti çfarë është Vuçiç, i cili për 30 vite ka krijuar kriza, konflikte, dhunë dhe të gjitha të këqijat që mund të sjellë një politikë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat