Ipeshkvi Dodë Gjergji nuk pranon të prononcohet pas akuzave të Mulla Osmanit

Aktuale

Ipeshkvi Dodë Gjergji nuk pranon të prononcohet pas akuzave të Mulla Osmanit

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 18:54
Osman Musliu dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji, prapa tyre pjesëtarët e Lëvizjes për braktisjen e fesë Islame

Hoxha nga Drenasi mulla Osman Musliu, në një intervistë të fundit ka thënë se pas nismës për t’u larguar nga feja islame qëndron Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Musliu ka kërkuar nga Ipeshkvi që të dalë hapur t’iu bëj thirrje qytetarëve të kthehen në fenë katolike.

“Mos i përdor këta dështaka të LDK-së të luftës dhe të listës guxo dhe këta matrapazë”, kështu i është drejtuar Musliu Ipeshkvit Dodë Gjergji.

Mulla Osmani e ka ftuar prokurorinë që t’i fillojë hetimet për të gjithë ata persona që po e përçajnë dhe nxisin urrejtje fetare.

“Unë i kisha thënë Dodë Gjergjit, Ipeshkv i Kosovës, dil hapur se nuk është e ndalume me i ftu të gjithë myslimanët me u bo katolikë. Dil në mënyrë të hapur, ftona të gjithëve me u bo katolikë, me u bë të krishter” është shprehur hoxha nga Drenasi.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Ipeshkvi Dodë Gjergji kundrejtë këtyre akuzave që i janë bërë por nga sekretariati i tij kanë thënë se nuk merren me këto gjëra.

“Nuk merremi me këto gjëra dhe nuk na interesojnë këto gjëra”, kanë thënë nga sekretariati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat