Hoxhë Fatmir Latifaj: Para së gjithash unë jam shqiptar, e them me krenari

Aktuale

Hoxhë Fatmir Latifaj: Para së gjithash unë jam shqiptar, e them me krenari

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:44
Fatmir Latifaj

Hoxhë Fatmir Latifaj ka deklaruar se “para së gjithash”, është shqiptar.

Ai tha se kushdo që e sulmon shqiptarinë në emër të fesë, qoftë Islame apo Krishtere, “është vetë armik i shqiptarisë”.

“Para së gjithash, unë jam shqiptar. Këtë identitet Allahu ma ka dhanë. E them me krenari dhe mburrje. Mirëpo shqiptarinë tem, ma jep epitetin më të bukur të mundshëm, kur e bëj shërbimin kombëtar në emër të Krijuesit të Gjithësisë”.

“Ai i cili atakon shqiptarinë në emër të Islamit, dhe në të njëjtën kohë e lufton, dije që është armik i vetë islamit. Ai i cili atakon Islamin, por edhe krishtërimin, në emër të shqiptarisë, le ta dijë se është vetë armik i shqiptarisë”, deklaroi ai.

Sipas tij, askush nuk mund t’ia ndërrojë fenë shqiptarit, një gjë që ai e ka konsideruar pasuri.

“Shqiptarët janë vëllezër prej gjaku, shqiptarët kanë me qëndru në xhamiat dhe kishat e veta, shqiptarët kanë me ecë përpara”.

“Shqiptarit kush që ia ndërron fenë nuk ka, as krajl as mbret. Prandaj njerëzit të cilët kanë probleme, dështime në jetën e tyre, dhe duan të fitojnë publicitet në emër të këtyre inciativave, ata e fitojnë fuqinë kur kanë vëmendjen tonë”, tha hoxhë Latifaj kur foli për lëvizjen për braktisjen e fesë islame, në Deçan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat