Kryeziu: Asociacioni ka me qenë një etnitet politik me pushtet ekzekutiv komunal

Aktuale

Kryeziu: Asociacioni ka me qenë një etnitet politik me pushtet ekzekutiv komunal

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:20
Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër përpos themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka me qenë një etnitet politik me pushtet ekzekutiv komunal ose vetëqeverisjes lokale i kontrolluar nga institucionet e Kosovës.

Në një prononcim për RTV21, Kryeziu  tha se  Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës dhe se çdo mënyrë tjetër e krijimit të  asociacionit e degradon funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Nuk ka rrugëdalje tjetër pos themelimit. Është marrëveshje ndërkombëtare që ka hyrë në sistemin juridik të Kosovë dhe qeveria e ka obligim ta zbatojë atë si çdo ligj tjetër.  Procedurat të cilat duhet të shkojnë në bazë të shtetit juridik duhet të bëhet projekt-statuti të dekretohet prej kryeministrit kushdo qoftë dhe pastaj të shkojë përsëri në Gjykatën Kushtetuese kur jepet verdikti i fundit e pastaj fillon të zbatohet. Absolutisht nuk ka rrugë tjetër të gjitha këto janë propozime ide. ka karaktere politike, mendime politike por mendimet juridike janë ato që vendosin në fund por asociacioni ka me qenë etnitet politik me pushtet, pushteti ka me qenë ekzekutiv komunal ose vetëqeverisjes lokale e cila  ka me pas kontroll edhe politik edhe juridik. Kontroll politik ka me pas ministrin e Pushtetit lokal ndërsa kontroll juridik kanë me qenë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës çdo mënyrë tjetër që mund të krijohet asociacioni e degradon funksionimin e shtetit të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat