Rexhaj-opozitës: Po vajtoni edhet tash që Kurti po punon me aleatët, s’bën asgjë kundërkushtetuese

Aktuale

Rexhaj-opozitës: Po vajtoni edhet tash që Kurti po punon me aleatët, s’bën asgjë kundërkushtetuese

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:33
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ duke thënë se opozita me muaj të tërë ka vajtuar me akuzën se kryeministri Kurti s’po bashkëpunon me aleatët dhe që po i rrezikon aleancat strategjike.

Ai thotë se tani që Kurti po bashkëpunon me aleatët, ka nisur edhe vaji tjetër.

Deputeti Rexhaj ka ftuar opozitën që të flenë rehat, meqë sipas tij s’do të pranohet asgjë që është kundër Kushtetutës dhe parimeve të Kosovës.

“Me muaj të tërë opozita ka vajtuar me akuzën që kryeministri Kurti nuk po bashkëpunon me aleatët e Kosovës dhe që po rrezikon aleancat startegjike. Tani që kryeministri po punon me aleatët ka nisur vaji tjetër. Hall me punu me aleatët dhe hall mos me punu. Opozitë, vendosni cili është qëndrimi juaj! Apo në Kosovë vërtet s’ka opozitë, por vetëm oportunistë. Apo mbase i ka kapur frika që kryeministri Kurti po krijon aleancë me ndërkombëtarët për ta ruajtur Republikën dhe kushtetutën? Flini rehat, asgjë që bie ndesh me kushtetutën, parimet tona, asgjë, as edhe një presje”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat