“Dialogu s’ka kuptim pa njohje reciproke”, jurisit: Kosova nuk duhet të pranojë themelimin e një gjysmë Republike serbe në Kosovë

Aktuale

“Dialogu s’ka kuptim pa njohje reciproke”, jurisit: Kosova nuk duhet të pranojë themelimin e një gjysmë Republike serbe në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:41
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe juristi Blerim Burjani, shprehet se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka kuptim pa njohje reciproke.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kosova nuk duhet të pranojë themelimin e një gjysmë Republike serbe në Kosovë.

Ai shton se nëse Vuçiqi nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, është gabim i madh të pranojë asociacionin.

Postimi i plotë:

Dialogu nuk ka kuptim më pa njohje reciproke

Kosova nuk duhet të pranojë themelimin e një gjysmë Republike Serbe në Kosovë, nëse Vuçiqi nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, dhe nuk e njeh Kosovën shtet, është gabimi më i madh që mund një qeveri ta bëjë, pra Serbia nuk po heq dorë as nga Kosova për ta pushtuar e as agjë tjetër. Mendoj se më nuk duhet të merremi me asociacionin, përderisa nuk ka diçka serbioze për normalizimin e realicioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat