Konjufca: Drafti i ri i propozuar për Asociacionin, goxha më ndryshe prej atyre që i kemi kritikua

Aktuale

Konjufca: Drafti i ri i propozuar për Asociacionin, goxha më ndryshe prej atyre që i kemi kritikua

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:53
Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draft-dokumentin që është propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se propozimin e kësaj here ndërkombëtarët janë munduar ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”.

Kur u pyet se a përkon me draftet apo propozimet prej organizatave qeveritare më herët, Konjufca tha se propozimi i tanishëm është ndryshe.

“Jo është goxha ndryshe, ndaj tyre kemi qenë shumë kritik, edhe i kemi mohuar me automatizëm menjëherë”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat