Kelmendi kritikon Borrellin: Nuk e kam parë të fajësojë Serbinë, nuk i ndihmon shtensionimit

Aktuale

Kelmendi kritikon Borrellin: Nuk e kam parë të fajësojë Serbinë, nuk i ndihmon shtensionimit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:19
Adriatik Kelmendi

Adriatik Kelmendi, ka publikuar një shkrim në X, ku ka komentuar ngjarjet e ditës së djeshme në Bruksel.

Më saktë, ai është marrë me Josep Borrellin, shef i diplomacisë së BE-së. Kelmendi ka kritikuar Borrellin për mosfajësimin e Serbisë për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën.

“Sinqerisht, nuk më kujtohet Josep Borrell duke e fajësuar ndonjëherë Serbinë për mos arritjen e marrëveshjeve me Kosovën.

Kur të dyja palët nuk janë pragmatike, ai fajëson Kosovën, kur Serbia nuk është pragmatike, ai fajëson të dyja palët. Kjo nuk i ndihmon as shtensionimit, as demokracinë!” – shkroi ai në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat