Pesë minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë

Aktuale

Pesë minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:26
Minatorët e Trepçës

Pesë minatorë të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë qe katër ditë në horizontet e minierës, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, pasi iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka përsëritur kërkesat e minatorëve e që janë realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor.

Jonuzi ka konfirmuar se kanë pasur takim me Bordin, por që nuk kanë gjetur zgjidhje.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë personave përgjegjësi që të marrin masa ngase po rrezikohet jeta e minatorëve.

“Mos realizimi i pagës mujore kushtet e punës dhe kemi kërkuar llogaridhënie për dorëheqjen e kryeshefit ekzekutiv si dhe sigurimin shëndetësore. Po bëhet dita e katërt që jemi duke grevuar. Nga këtu tani i’u bëjë thirrje i’u them se dikush duhet të mbaj përgjithësi për jetën e njerëzve që janë atje. Tani sa po vijmë nga një takim mbas katër ditësh me Bordin mbikëqyrës, ke shumë takim tendencioz shumë kërkues, shumë fyes ndaj neve ata ende nuk kanë gjetur vullnetin me i pa njerëzit, njerëz të sëmurë njerëz me vështirësi me frymëmarrje, kokë dhembje për shkak qëndrimit të gjatë, sepse nuk kanë vullnet nuk kanë ndjenja morale njerëzore. Prandaj më nuk ka dialog. Minatorë kanë me qëndruar stoik, por gjendja shëndetësore është vetëm duke përkeqësuar. Greva do të vazhdojë”, ka thënë ai.
Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat