Krasniqi ironizon: Kurti gabon rëndë nëse nuk e shpallë diktaturën

Aktuale

Krasniqi ironizon: Kurti gabon rëndë nëse nuk e shpallë diktaturën

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:26
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi duke folur për situatën në vend, e duke përmendur edhe grevën e minatorëve të Trepçës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “gabon nëse nuk e shpallë diktaturën në vend”.

Krasniqi ka përmendur edhe arsimtarët, veteranët, punëtorët shëndetësorë e opozitën,

“Tashmë jam i bindur se nuk do të kishte reagime serioze edhe nëse e shpall diktaturën.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Duke shikuar këtë plogështi morale, këtë indiferencë qytetare, këtë hipokrizi intelektuale, në rastin e grevës së minatorëve të Trepçës, unë nxjerrë këtë përfundim: Albin Kurti gabon rëndë nëse nuk e shpall diktaturën në vend. Ka thyer pa rezistencë serioze arsimtarët, veteranët, punëtorët shëndetësorë, opozitën. Tashmë jam i bindur se nuk do të kishte reagime serioze edhe nëse e shpall diktaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat