Kryeprokurori Ujkani jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri

Aktuale

Kryeprokurori Ujkani jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Kryeprokurori Ujkani flet për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri.

Vushtrria është tronditur këtë të diel me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, nga ku raportohet se njëri ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin media ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorise Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, i cili tha se po ndërmerren të gjitha veprimet për ndriçimin e vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me policinë po marrin veprime në drejtim të hetimit dhe ndriçimit të ngjarjes. Për detaje të tjera nesër”, tha Ujkani të dielën.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona dhe është konfirskuar një armë.

Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur..Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat