Halimi: As minatorët në emergjencë nuk po ia zbusin zemrën Albin Kurtit

Aktuale

Halimi: As minatorët në emergjencë nuk po ia zbusin zemrën Albin Kurtit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:22
Sibel Halimi

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së, thotë se po bëhen një javë që kur minatorët e Trepçës janë në grevë.

Disa prej tyre, ani pse në emergjencë, Halimi thotë se as ky fakt s’po ia zbut zemrën politikanit që nuk e lëshon nga goja sakrificën për të tjerët, kryeministrit Kurti.

Shkrimi i plotë:

U bë një javë që kur minatorët e Trepçës janë në grevë. Një dyzinë prej tyre janë të shtrirë në emergjencë me shëndet të rënduar dhe as ky fakt nuk ua zbuti zemrën politikanit që sakrificën për të tjerët nuk e lëshon nga goja, tashti Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Braktisja shtetërore s’mund të ishte më e vrazhdë, përbuzja institucionale s’mund të ishte më dëshpëruese; politika s’mund të shkojë më larg se kaq matanë njerëzores.

Thirrjet e minatorëve nga nëntoka për dinjitet e kushte minimale të punës janë gjithmonë të drejta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat