Edhe vëllai i Bekim Kastratit i reagon Rexhep Kastratit: Ia rikujton që mos ta keqpërdor emrin e Bekimit

Aktuale

Edhe vëllai i Bekim Kastratit i reagon Rexhep Kastratit: Ia rikujton që mos ta keqpërdor emrin e Bekimit

Nga: N. Sh. Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:06
Bekim Kastrati

Ismajl Kastrati, vëllai i gazetarit të vrarë të gazetës “Bota sot”, Bekimit, i ka reaguar Rexhep Kastratit pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.

Pas reagimeve të Halil Gecit, pastaj vëllait të Besim Dajakut, sot Rexhep Kastratit i reagoi edhe vëllai i Bekimit.

Në një koment të Ismajlit, në profilin e Rexhep Kastratit, ai ia përmend kur babai i tyre, i pati thanë Rexhepit që mos ta keqpërdor kurrrë emrin e Bekim Kastratit.

Ismajli shkruan se, Gani Geci ishte plagosur në atentatin ku vdiqën Bekimi dhe Besimi.

Tutje, Ismajli i reagon Rexhepit për fotografitë e publikuar të Bekimit, ndërsa shton se me Gecët e Llaushës nuk kanë asnjë të keqe dhe nuk do ta kenë as të ardhmen.

Reagimi i plotë i Ismajl Kastratit:

Pershendetje Rexhep Kastrati,

po du me te rikujtu diqka qe ke harru. Te ka pas thirr baba i jem e te pa than qe mos me e perdor e keqperdor emrin e Bekim Kastratit edhe i pate than qe nuk shkruj me per te dhe qe nuk e perdori emrin e Bekimit. Nuk ka asnje fakt qe Gecet e Llaushes jane tuj e fshehur vrasjen e Bekimit dhe Besimit ne e dime shume mire qysh eshte plagusur dhe ku eshte plagosur Gani Geci. Postimet e fotove te Bekimit qe po i ben isht dasht te keshe pak ndergjegjeje e ta kuptosh se edhe vajzave te Bekit edhe neve na i lendojn ndjenjat shpirtore tonat. Na e kemi pare kufomen e Bekimit. Nashta se din por po ta rikujtoj qe vajzat e Bekimit nuk jan ne moshen kur i ke pare per here te fundin ne vitin 2002. Ne me Gecet e Llaushes nuk kemi asnje te keqe dhe nuk mendoj as qe do te kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat