Shabani: Mali i Zi nuk është i interesuar për politika nacionaliste

Aktuale

Shabani: Mali i Zi nuk është i interesuar për politika nacionaliste

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:16
Haxhi Shabani

Gazetari nga Mali i Zi, Haxhi Shabani, ka folur për mosinteresimin e popullit të Malit të Zi për politikat nacionaliste të vendit.

”Duhet nënvizuar edhe një gjë tjetër se Andija Mandiq tashmë kohëve të fundit sikurse edhe partnerët e tij kanë zbutur retoriken e tyre nacionaliste, ai ka qenë edhe kandidat për president të Malit të Zi por që ka humbur”.

”Një gjë mendoj që është e rëndësishme, zgjedhjet e fundit sidomos kanë dëshmuar se në Malin e Zi popullata e gjerë nuk është tashmë e interesuar për politika nacionaliste, po po pret që në Malin e Zi të bëhen ndryshime që do të ndikojnë në përmisimin e standardit jetësorë dhe në vazhdimin e Malit të Zi drejt integrimeve evropiane”, ka thënë Shabani.

Shabani theksoi se integrimet drejt Bashkimit Evropian tani më janë plan pa negociata.

”Duhet pohuar edhe një gjë se ka një marrëveshje të anëtarëve që përbëjnë tashmë shumicën e re parlamentare që ka formuar pastaj qeverinë që integrimet euro-atlantike, integrimet realisht drejt Bashkimit Evropian sepse Mali i Zi tashmë është antarë i NATO-së me të drejta të plota, është i pa negociueshëm, dhe kryeministri i ri në konferencën e sotme për media ka deklaruar edhe faktin se tashmë ky integrim është i pa negociushëm dhe është pjesë e platformës”, u deklarua Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat